Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka qenë vetëm për disa minuta në fushë në ndeshjen e sotme për ekipin e tij Pro Vercelli duke mos qenë në gjendje ta ndalojë humbjen e tij në shifrat 1-4 ndaj Kremonezes. Në këtë të fundit luan portieri i kombëtares kosovare Saimir Ujkani.

Vajushi ndërkohë nuk e ka nisur ndeshjen si titullar por është futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë. Kampionati i Serisë B në Itali nuk ka nisur mirë për skuadrën e mesfushorit shkodran që renditet e fundit me asnjë pikë të grumbulluar në tre javë. Gjërat nuk kanë shkuar mirë as për ish- futbollistin e Vllaznisë që nuk po gjen ende formën e duhur sportive pas problemeve që ka patur me dëmtimet.
© shkodrasport.com