Gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për humbjen e Shqipërisë ndaj Polonisë në transfertë.

Xhixho u shpreh se loja e kuqezinjve jep shpresë për të ardhmen. Sipas tij, nëse loja e mirë vazhdon, do të vijnë edhe rezultatet.

“Në futboll ato që llogariten janë rezultatet. Megjithatë ne mund të flasim për startin e epokës Silvinjo. Vijmë me 0 pikë nga Polonia. Nëse do vinim me 0 pikë dhe me një ndeshje të luajtur keq, gjërat për Silvinjon dhe stafin do ishin keq.

Mungonin disa lojtarë. Mënyra se si iu përshtatëm kundërshtarit dhe mënyra si u imponuam pjesën e dytë, të jep shpresë.
Japin shpresë edhe prurjet e reja në Kombëtare. Jep shpresë edhe mënyra sesi luajmë futboll.

Disa nga futbollistët që kanë qenë në të dyja epokat, thanë se është hera e parë që luajnë futbollin e tyre dhe në sulm. Ajo që jep shpresë është loja e ekipit. Nëse është loja, pikët do të vijnë. Stafi i Kombëtares ishte në zyrë që sot. Kemi një trajner që sot ka filluar punën për ndeshjet e qershorit”- eshte shprehur Xhixho.