Vllaznia do të shohë përsëri emrin e saj nesër në turnetë e organizuar ga UEFA, ku këtë vit merr pjesë në Ligën e Konferencës, Skuadra shkodranë siguroi këtë të drejtë nga :dera kryesore; me fitoren e Kupës së Shqipërisë dhe një vend të dytë me pikë të barabarta me Teutën kampione.

UEFA ka caktuar edhe vazot për shortin e turit të parë duke u bazuar te afërsia rajonale dhe për shkodranët, shorti do të vendosë përballë alternativa mjaft interesante. Ndër katër ekipet që do të kenë përballë shkodranët, ai që do të preferonin do të ishte padyshim Sutjeska i Malit të Zi, një kundërshtar që e vlerësojnë si të rëndësishëm.

Edhe Petrokub Hinceshti e Moldavisë është një skuadër që mund të përballohet me shanse kualifikimi, ashtu si Shiroki Brieg i Bosnjë Hercegovinës, edhe pse ka pasur disa rezultate në të kaluarën në Europë.

Ndërkohë, skuadra shkodrane shpreson që të evitojë në short ekipin e MOL Fehervar, i cili në vitet e fundit ka patur rritje të vazhdueshme dhe në sezonin që sapo u mbyll shkoi deri në finalen e Kupës në Hungari./vipsport/