Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” qe dje ka hapur nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është Agron Muja, i cili eshte një tifoz i zjarrte i Vllaznise. Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne kete menyre:

“Sezoni qe u mbyll e konsideroj te suksesshem sepse asnje nuk priste nje Vllazni pretendente si ne kampionat ashtu edhe ne kupe. Megjithate per si shkuan punet kur ishim 9 pike para kampionati duhej me çdo kusht te vinte ne Shkoder.

Merita e kesaj ecurie eshte natyrisht e Alban Xhaferit por nuk duhet me harru meriten e trajnerit Brdariç bashke me Plorin, Osjen e Lekiqin. Nje pune shume te mire ka bere edhe Matko Djarmati, nje drejtor sportiv fjale pak e puneshume.

Ne sezonin e ri pres nje ecje te mire ne Konference League qe do te ishte nje ndihme e madhe ne buxhetin e klubit. Shpresoj qe te zgjidhet sa me shpejt privatizimi i Vllaznise qe te bejme nje merkato sa ma te mire e te jemi pretendent per titullin kampion.Ju faleminderit per intervisten e gjithmone Forca Vllaznia.”
Andi GJURGJEJ