E ardhmja e futbollistit shkodran Erald Lakti duket se do të mbetet te Fiorentina, duke qenë se mesfushori nga Shkodra po e bind trajnerin Montela për ta mbajtur në skuadër.

Ish-kapiteni i Primaverës, mbylli një sezon mjaft të mirë duke fituar edhe Kupën e Italisë për të rinjtë, ndërkohë që i ka përfunduar e drejta për të luajtur me të rinjtë.

Lakti ka një kontratë profesioniste me Fiorentinën dhe pritet që kjo fazë përgatitore, t’i shërbejë për t’u njohur më shumë me ekipin e parë. Lakti është stërvitur disa herë me skuadrën e parë të Fiorentinës dhe madje, në ndeshjen e fundit të kampionatit, grumbulluar dhe qëndroi në stol ndaj Xhenoas.

Sakaq, emri i shkodranit është mes 29 futbollistëve të cilët janë grumbulluar nga Montela për fazën përgatitore që do të zhvillojë skuadra nga Firence.

Në turneun “International Champions Cup”, Fiorentina do të luajë ndaj skuadrave si Benfika apo Arsenali dhe Lakti do të jetë pjesë e skuadrës së bashku me emra si Benasi apo Kieza. /VipSport/