Perpjekjet e Lirise se Prizrenit per te ndertuar nje ekip te forte me te cilin do te riktheheshin ne Superligen e Kosoves po shoqerohen me disa perforcime cilesore qe drejtuesit e klubit jane duke bere.

Fakti qe ne krye te ekipit eshte tashme trajneri shkodran Samuel Nikaj, ka bere qe ai te hedhe syte nga futbolliste te ketij qyteti per te afruar ne skuader.

Per rrjedhoje pas Alsid Tafilit te zyrtarizuar pak dite me pare, sot nje tjeter shkodran ka firmosur per Lirine. Behet fjale per sulmuesin Jurgen Gjini.

Ky i fundit njihet mirë nga trajneri Nikaj. Ai është produkt i Vllaznisë dhe ka provuar të luajë edhe në ekipin e parë. 29-vjeçari ka provuar të luajë edhe me Kamzën, Adën, Burrelin dhe Tërbunin në Shqipëri nderkohe qe ne Kosove per disa muaj ka punuar me Nikajn edhe tek Flamurtarin i Prishtines. Tashmë do të provojë një eksperiencë të re me Lirinë e Prizrenit.