Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 19-të ditën e sotme me ndeshjen Kukësi-Partizani (1-0). Një ndeshje tjetër që mori vëmendjen ishte ajo mes Teutës dhe Bylisit në orën 16:00 në “Niko Dovana” e cila përfundoi me rezultatin 1-0.
Në ndeshjen e djeshme drejtuesit dhe klubi i Bylisit patën sërish ankesa për gjykimin e ndeshjes, ku arbitri nuk jep një penallti në favor të ballshiotëve.
Menjëherë pas ndeshjes, zyra për shtyp e Bylis deklaroi se nëse nuk do të merreshin masa të menjëherëshme atëherë ballshiotët do të kalonin në vetgjyqësi ose do të tërhiqeshin nga gara. Së fundmi për “Sport News” ka folur direkt presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, i cili konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e klubit.
“Kemi bërë një kampionat korrekt nga fillimi i kampionatit deri tani. Edhe tani jemi në kontakt me Federatën dhe nëse deri ditën e enjte nuk do të merren masa atëherë le të luajnë 9 ekipe në këtë kampionat. sepse ne hedhim lekë.
Janë lekët e familjes tonë dhe nuk mund të tallen Laver Alla me shokë. Ne nuk kemi dy humbje por kemi 6 pikë të marra nga arbitrat”, ka thënë Kapllanaj./newsport/