Sulmuesi shkodran Sindrit Guri hedh firme ne kontrate dhe tashme zyrtarisht eshte futbollist i skuadres se Superliges turke Istanbulspor. Lajmi eshte publikuar pak minuta me pare nga vete mediat turke teksa eshte postuar edhe momenti i hedhjes se firmes ne kontrate.

Bashke me futbollistin dhe presidentin e klubit turk eshte edhe menaxheri i njohur Shkumbin Qorrmemeti qe e ka mundesuar nje transferte te tille duke i siguruar Gurit nje kontrate dyvjeçare tek Istanbulspor.

Sulmuesi shkodran ka kryer vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme dhe pasdite ku gjithçka ka shkuar ashtu si duhet dhe me pas ka ardhur edhe prezantimi zyrtar te Istanbulspor, skuader me te cilen do te luaje ne dy sezonet e ardhshme.

Diten e djeshme ka qene gazeta “Shkodra Sport” e cila publikoi e para lajmin e udhetimit te ketij lojtari drejt Turqise, duke zbuluar me pas edhe emrin e skuadres me te cilen do te firmoste.

Ky ka qene edhe synimi i lojtarit, per te firmosur ne nje kampionat te huaj dhe ia doli teksa per dy vitet e ardhshme do te jete pjese e Superliges turke me Istanbulspor ku shpreson te bekje me te miren e tij per ta ndihmuar kete skuader me lojen dhe golat qe premton se do t’i shenoje./SHKODRA-SPORT.COM/