Java e dytë e “Abissnet Superiore” do të startojë me dy sfidat e para Kastrioti-Erzeni dhe Teuta-Bylis. Ndërkohë që për dy ekipet e Kastriotit dhe të Teutës kanë ardhur lajme të mira për sa i përket federimit të lojtarëve.

Kështu sipas burimeve pranë Oversport është zhbllokuar merkato e të dyja klubeve. Tashmë klubet kanë mundësi të federojnë lojtarët që kanë afruar gjatë merkatos së verës.

Një lajm i mirë ky për të trajnerët Arapi dhe Çela që ishin të shqetësuar për këtë situatë. Trajneri i Kastriotit Çela madje shprehu indinjatën e tij për këtë situatë në emisionin “TI BO GOL”, ku foli me tone shumë të ashpëra në drejtim edhe të klubit.

Tashme mbetet per t’u pare nese lojtaret do te federohen per ndeshjet e javes se dyte apo jo. Duhet thene se te dy keto skuadra kane kontigjent te reduktuar lojtaresh te federuar per momentin dhe kjo ua ka veshtiresuar punen trajnereve megjithate ky problem tashme po shkon drejt zgjidhjes.