Janë përcaktuar edhe datat dhe oraret se kur do të zhvillohen ndeshjet e “Abissnet Superiore” për javën e tretë, sfida të cilat mund t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht vetëm në Oversport dhe Tibo. Kështu java e tretë do të ndahet në tre ditë duke nisur nga e premtja e 2 shtatorit deri të dielën e 4 shtatorit.

Java e tretë do të startojë me supersfidën Tirana-Vllaznia e cila do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stermasi”. Më pas të shtunën do të luhen dy sfida të tjera. Erzeni-Teuta dhe Kukësi-Kastrioti do të luhen në orën 15:00.

Ndërkohë që java e tretë do të mbyllet me dy sfidat Bylis-Partizani dhe Laçi-Egnatia. Të dyja këto sfida do të luhen po në orën 15:00. Të gjitha sfidat do të keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në ekranin e Oversport dhe Tibo.

E premte ora 16:00

Tirana- Vllaznia

E shtune ora 15:00

Kukesi- Kastrioti

Erzeni- Teuta

E diele ora 15:00

Bylis- Partizani

Laçi- Egnatia