Presidenti I Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka, pasditen e se henes do te jete ne Shkoder. Arsyeja ka te beje me prezantimin e projektit “Uniforma ime” që parashikon ofrimin e një seti me bazë materiale falas çdo fëmije që luan futboll në gjithë vendin.
Shkodra do te jete qyteti i dyte ku do te prezantohet ky projekt, pasi me pare u prezantua ne Fier. Nga sa mesohet, ceremonia do te zhvillohet ne oren 18.30 ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe te pranishem do te jene femije te te gjithe ekipeve te Rajonit te Shkodres.
Projekti në fjalë është një iniciativë tejet vitale për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, pasi Federata e Futbollit duke nisur që nga ky sezon do të garantojë për të gjithë fëmijët që luajnë futboll nga mosha U-7 e deri në moshën U-19 veshjet pa asnjë pagesë. Një set konsiston në uniformë loje, uniformë stërvitjeje, komplet tutash dhe fëshe kundra shiut për stërvitje së bashku edhe me çantën e stërvitjes.
Projekti më i ri i FSHF-së do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në mbi rreth 15.000 familje shqiptare, fëmijët e të cilëve merren me futboll. Dhënia falas e uniformave për të gjithë fëmijët që luajnë futboll, duke nisur nga sezoni i ri, pritet të ndikojë edhe në afrimin e më shumë djemve dhe vajzave në botën magjike të futbollit.
Pas projektit ‘Topi Yt’, që konsistonte ne dhënien e topave pa pagesë për çdo ekip të rriturish e fëmijësh, FSHF ka vijuar me uljen e kostove për zhvillimin e garës nëpërmjet pagesës nga buxheti i FSHF-së të gjithë arbitrave, delegatëve e vëzhguesve dhe tani po lanço këtë projekt të ri që quhet ‘Uniforma Ime’.
Duke filluar nga muaji shtator asnjë fëmijë që luan futboll në Shqipëri nuk do të ketë nevojë të blejë uniforma, por do ta përfitojë falas setin e plotë, duke nisur nga çanta, uniforma e lojës, uniforma e stërvitjes, komplet tutash dhe fëshe stërvitjeje. Të gjitha këto fëmijët do t’i marrin falas pa asnjë shpërblim pasi do të përballohen nga buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga ky projekt përfitojnë rreth 15 mijë fëmijë në të gjithë Shqipërinë.
FSHF ka parashikuar këtë vit 1 milion euro që do të jetë për këtë projekt. Natyrisht që ky buxhet do të vazhdojë të rritet, sepse qëllimi kryesor i Federatës është masivizimi dhe rritja e futbollit amator. Ne kemi synim që të shtojmë numrin e futbollistëve dhe fëmijëve që luajnë futboll, nga 15 mijë në 30 mijë brenda një 10-vjeçari dhe çdo fëmijë që do të kërkojë të luajë futboll, pra do të jetë pjesë e ekipeve, uniformën do ta ketë falas gjithmonë”