Sulmuesi kroat që ka qenë pjesë e disa skuadrave evropiane, mund të marr rrugë drejt Gjermanisë, për t’iu bashkuar kampionëve të këtij vendi.

E përditshmja gjermane ‘Bild’ raporton për interesimin e Bayern Munich për Mandzukic.

Mandzukic ka luajtur edhe më parë me Bayern, në vitet 2012-2014, duke shënuar 48 gola në 88 ndeshje.

33-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me Juventusin, por duket se palët janë drejt ndarjes.

Kroati gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Wolfsburg dhe Atletico Madrid.