Zhurma e merkatos si ne çdo kampionat tjeter, edhe ne kete te Shqiperise padyshim qe ka bere per vete shume emra te cilet jane vene ne levizje per te gjetur skuadra te tjera.

Edhe ne futbollin tone secili mundohet te gjeje nje ekip me te mire dhe keshtu po vepron edhe sulmuesi Jurgen Vatnikaj. Ai ka mbyllur kontraten me Kastriotin me te cilin ka luajtur sezonin e kaluar luajti ne 19 ndeshje si titullar dhe eshte vene ne kerkim te nje ekipi tjeter.

Ne media te ndryshme eshte folur per nje interesim te Vllaznise dhe Flamurtarit ne adrese te ketij lojtari por ne fakt, ai vete ne nje prononcim per sportEkspres.com nuk jep emra por vetem deklaron se ai kërkon të luajë vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe Kastriotin e falënderon për dy sezone shumë të bukur që kaloi me të.

“Me Kastriotin e mbylla dhe i falenderoj për bashkëpunimin e mirëkuptimin. Kam vendosur të luaj në Superioren shqiptare ose në Superligën kosovare, por ende nuk kam ndonjë ekip. Menaxheri im është angazhuar, e besoj këtë javë do jem vendosur në një skuadër”.

24 vjeçari ne kete menyre eshte ne pritje. Kosova mund te jete nje ide serioze per te ardhmen e tij, por nuk perjashtohen edhe alternativat e tjera. A eshte Vllaznia njera prej tyre? Me siguri qe jo.