Prej kater ditesh ne Rome te Italia ka nisur nje kamping stervitor me futbolliste te begjel nga mbare Italia. Por ne mes tyre eshte edhe nje shkodran- Brendon Krepi.

I datelindjes 11 maj 2009, ky lojtar ka spikatur me paraqitjet e tij ne futbollin e moshave por edhe ne turne te ndryshem nderkomebatre ku ka marre pjese. Nje lojtar me karakteristika shume te mira dhe pikerisht per kete arsye, ka aplikuar per te qene pjesmarres ne nje kamping stervitor qe Akademia Barcelona do te zhvilloje ne Rome te Italise nga datat 7-12 korrik.

10 vjeçari ndodhet atje i shoqeruar nga familjaret e tij nderkohe qe ka nisur stervitjen nen drejtimin e trajnereve te njohur te Akademise se Barcelones dhe gjate ketyre diteve te para ka bere nje paraqitje shume te mire.

Ne kete kamping marrin pjese lojtaret me te talentuar te moshave te vogla nga e gjithe Italia dhe Brendon Krepi ka mundesine qe mes tyre te tregoje vlerat duke shpresuar qe te kaloje fazen e testimit dhe te perfshihet ne planet e drejtuesve te Akademise se famshme ne mbare boten.
© shkodrasport.com