Edicioni i katërt i “Beach Volej-Poja Trophy” këtë vit nuk do të zhvillohet në muajin gusht siç ka ndodhur në tre edicionet e kaluara, por në muajin korrik.

Ky është ndryshimi që ka bërë Bashkia Shkodër për edicionin e sivjetëm ndërkohë që për të tjerat ka më shumë interes dhe pritet një pjesmarrje edhe më e madhe dhe po ashtu, edhe një cilësi më e madhe.

Ndeshjet e këtij viti do të zhvillohen në datat 26-27-28 korrik në plazhin e Velipojës dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesmarrës mund të rregjistrohen në këtë link:

https://forms.gle/b9vj9sP1ccmq1aRL6

Aktiviteti i Beach Volejt në Velipojë tashmë është shndërruar në një traditë shumë të bukur dhe organizimi i sivjetëm pritet të ketë edhe më shumë të veçanta.

Kujtojm se në edicionin e tretë fitues për meshkuj ka qenë dyshja e njohur e kombëtares shqiptare e përbërë nga Anton Qafarena dhe Redi Koçi ndërsa për femra fituese është shpallur dyshja Amela Qershia- Rigelta Hysaj.
© shkodrasport.com