Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka mbërritur sot në vendin tonë në një vizitë zyrtare për të inauguruar hapjen e kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit” ku janë dhe zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Infantino, si fillim ka vizituar impiantin “Air Albania”, duke parë nga afër stadiumin në kryeqytet i cili priti finalen e parë në histori të Ligës së Konferencës. Më pas, i shoqëruar nga presidenti Duka, ai u prit në një takim nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Infantino do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit, në këtë vizitë në vendin tonë që përkon gjithashtu me turin e tij të kandidimit për t’u rizgjedhur president i FIFA-s në marsin e vitit 2023.

Padyshim qe vizita e Infrantinos ne Shqiperi eshte nje eveniment per futbollin tone dhe kuptohet qe maredheniet me kete institucion te cilin ai drejton, jane shume te mire dhe per kete arsye pritet qe ata te shkojne ne nje staf edhe me te larte ne te ardhshme.