“Pothuajse zemra më doli nga vendi”. Me këto emocione e ka përjetuar ndeshjen mes Vllaznisë së vajzave me Vorskla Kharkiv ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov.

Duke folur pas ndeshjes që u mbyll me fitoren historike të Vllaznisë, ai tha se do kishte dashur shumë një fitore të vajzave ukrainase por shtoi se Vllaznia e meritoi fitoren dhe se po largohej nga Shkodra me shijen e një ndeshje të bukur.

“Të dy skuadrat kanë luajtur në mënyrë të shkëlqyer, ishin disa momente shumë pikante. Sigurisht unë do të doja që skuadra e Ukrainës të fitonte ose të kishte barazim por fitoi skuadra shqiptare e cila ka luajtur shumë mirë. Uroj Vllazninë dhe shpresoj shumë që do të kemi sërish ndeshje të bukura”.

Ambasadori pranoi se emocionet e luftës kanë qenë të pranishme te vajzat ukrainase.”Flamuri ndikon padiskutim në lojën dhe sidomos tani lufta ndikon emocionalisht te vajzat. Por skuadra e Shqipërisë ka qenë një skuadër e mirë dhe vajzat e kanë merituan fitoren. Ndeshja ishte shumë e bukur”.Sporti bashkon njerëz, theksoi diplomati ukrainas, duke shtuar se sporti mbetet sport pavarësisht gjithçkaje që po ndodh”./SHKODRA-SPORT.COM/