Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, ka kryer sot një vizitë në vendin tonë dhe pjesë e saj, ishte edhe një fjalim në Parlamentin shqiptar.

Duke folur para deputetëve, për lidhjet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë,. ai nuk harroi të përmendte si faktor edhe futbollin.

Ka një fushë tjetër ku shprehet lidhja jonë e ngushtë: miqësia jonë futbollistike. Lojtarët shqiptarë kanë pasuruar Bundesligën gjermane me aftësitë e tyre. Po mendoj për emra si Altin Rraklli dhe Mërgim Mavraj, të cilët kanë ende famë në Gjermani edhe sot e kësaj dite.

Nga ana tjetër gjithashtu, trajneri gjerman Thomas Brdariç ndihmoi së fundmi Vllazninë e veriut të Shqipërisë drejt fitores në Kupën e Shqipërisë dhe e çoi klubin në Ligën e Konferencës. Kjo tregon se kjo është një tjetër fushë ku ne punojmë bashkë me frymë skuadre”, tha Shtajnmajer.