Pandemia e Covid-19 ka “paralelizuar” futbollin e luajtur edhe në vendin tonë. Qeveria ka vendosur që të pezullojnë të gjitha aktivitet sportive deri në normalizim të situatës.

Për sportin nuk do të ketë asnjë ndihmë dhe kjo ishte deklarata e Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Në një lidhje në “Fan Zone”, ka folur presidenti i Laçit, Pashk Laska duke komentuar edhe deklaratën e Ramës.

“ Nuk mundem unë që të shpërdoroj lekët e mia. Tek mua paguhet ai që punon, klubi nuk mund të mbyll llogaritë në këtë periudhë. Unë jam i mendimit që edhe ne të deklarojmë ato që paguajmë e flas për klubin tim.

Nëse mendojnë se një futbollistë profesionist ushqehet sa një puntor i thjeshtë nuk është këshut. Unë i jam drejtuar të gjithëve dhe kemi dhënë mendimet tona për këtë pjesë dhe deri tani nuk shikoj asnjë dritë jeshile as te Federata as te shteti e mendoj se jemi para një kolapsi të madh”, u shpreh Laska.