Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPresidenti i Peskarës e ka inatin me Zeman: Tha se Memushaj nuk...

Presidenti i Peskarës e ka inatin me Zeman: Tha se Memushaj nuk bënte as për Serinë B

Ledian Memushaj është kthyer gjatë kësaj vere te Peskara dhe po tregon përsëri aftësitë e tij si një lider në mesfushë. Lojtari u shkëput vetëm një vit nga klubi ku më parë mbante shiritin e kapitenit, pasi vendosi të qëndronte te Benevento në Serinë A kur klubi i Peskarës ra në B.

Por duket se ai vendim është marrë bashkërisht me klubin, pasi Zdenek Zeman, i cili drejtonte asokohe skuadrën, nuk mendonte se Memushaj mund të jepte më kontribut për këtë ekip.

Gjithçka konfirmohet nga presidenti i Peskarës, Daniele Sebastiani, i cili për mediat italiane nuk ka ngurruar të thumbojë trajnerin çek.

“Jam i lumtur për vendin e parë në renditje. E të mendosh se një vit më parë, disa lojtarë, si Memushaj, nuk cilësoheshin nga dikush si të mirë mjaftueshëm për Serinë B”, deklaroi ai duke iu referuar Zeman.

I cili pas rënies nga Seria A, kishte bërë një listë të gjatë lojtarësh për të larguar nga skuadra, duke vënë të parin në pikërisht kapitenin Memushaj. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments