“Juban Danja- Murlani” dje ka fituar 3-0 ndeshjen e rradhes ndaj Kinostudios dhe ka forcuar pozitat ne vendin e katert te renditjes, por drejtuesit e klubit jane te bindur se mundesite jane per me teper.

Presidenti Ferdinand Jaku ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ka folur per ecurine e deritanishme te skuadres, ardhjet e reja, por edhe objektivat qe ajo do te kete deri ne fund te sezonit.

-zoti Jaku, vini pas një fitoreje te rëndësishme me një kundërshtarë të fortë si Kinostudio. Mendoni që ekipi i Juban-Danja- Murlani është në rrugën e duhur?

-Pretendimet për ekipin e Juban Danja-Murlanit këtë vit janë edhe më të larta. Kjo duket qartë edhe në paraqitjet e bëra gjatë kësaj faze të parë, siç ndodhi konkretisht edhe me ekipin kryeqytetas te Kinostudios. Edhe pse kemi hasur vështiresi gjatë kësaj rruge, objektivat nuk ndryshojnë. Duke qenë se kemi elemente mjaft të mirë në ekip, me kohën do arrijmë në rrugën e duhur.

– Si kanë ndikuar huazimet e reja në ekipin tuaj dhe si është marëdhënia e tyre me grupin dhe stafin?

-Me ardhjen e disa lojtareve të huazuara nga ekipi kryesues Vllaznia, padiskutim që ato kanë rritur cilesinë e ekipit. Gjithashtu të ambjentuarit shumë shpejt me stafin dhe pjesën tjetër të ekipit sollën edhe rezultatet e kerkuara.

– Së fundmi, ekipi “Juban Danja” ka bërë nje bashkëpunim me ekipin e Murlanit. Pse u realizua ai dhe sa i rëndësishem ishte ky bashkëpunim për ju dhe ekipin?

-Ka periudha në të cilat ekipet dhe sidomos ekipet e femrave kanë nevojë për mbështetje, kështu ndodhi edhe në këtë rast.
Besoj fort në shprehjen “bashkimi bën fuqinë” dhe s’kishte menyrë më të mirë që ky bashkëpunim si vazhdimesi e këtij ekipi të bëhej me një ekip të zonës tonë. Nga ky bashkëpunim ekipi tani ka marr emrin Juban Danja- Murlani dhe besoj se ekipi do te kete nje ecuri me te mire.
Intervistoi: Fabiola CAKA