Vllaznia ka luajtur pasditen e djeshme nje miqesore ndaj kampiones se Kosoves- Mitrovices dhe ne fund te saj, eshte fiksuar rezultati i barabarte 1-1.

Pas perfundimit te kesaj ndeshje qe u luajt ne stadiumin “Loro Boriçi”, pwr mediat ka folur edhe presidenti i ekipit tw Vllaznisw Lazer Matija i cili wshtw shprehur:

“Gjëja më me pak interes ishte rezultati. Ne na intereson përgatitja e Champions League, duke u përballur me organizimin e ndeshjeve dhe kjo ndeshje ishte e nevojshme për të na shërbyer ne për ndeshjen që kemi në Poloni me datën 20. Nuk ishte qëllim rezultati, ishte qëllim provimi i disa lojtareve të reja në role të ndryshme dhe konsultimi i ekipit.

Gjatë lojës pamë veprime të bukura nga të dy ekipet, sidomos në pjesën e parë ekipi e luajti lojën mjaft bukur dhe na jep ne shpresë dhe besim që dicka është bërë te ky ekip dhe afrimi i lojtareve na ka ndihmuar. Ky ishtë dhe qellimi kryesor, të shohim lojtaret e afruara gjatë lojës.

Mendoj që portierja është një kualitet mjaft i mirë dhe një qëndërmbrojtëse që ka ardhur në momentet e fundit. Lojtaret tjera kanë qënë në provë gjatë kësaj kohe dhe mendoj që kanë fituar besimin e stafit.

“Është shumë e vështirë të organizojmë ndeshje, sepse ekipet nuk janë të gatshme për të bërë ndeshje dhe kualiteti realisht nuk është i lartë dhe nuk kemi mundësi”.

“Qëllimi jonë është të kalojmë turin, të formatojmë ekipin. Realisht është shumë e veshtirë pasi përballë kemi dy ekipe mjaft të mira. Por gjithsesi përbërja e ekipit tonë na jep shpresë se do ja dalim”./SHKODRA-SPORT.COM/