Vllaznia e femrave sot ka festuar titullin e 9-te kampion rradhazi. Nje dominim absolut i ketij ekipi qe vazhdon “te beje ligjin” ne Shqiperi. 9 vite nga krijimi i kesaj skuadre, shoqeruar me fitore dhe trofe te shumte.

Njeriu qe ka meriten e jashtezakonshme per te gjithe keto suksese padyshim qe eshte presidenti Lazer Matija. Duke folur per “Shkodra Sport” pas festes se sotme, ai eshte shprehur:

“Çdo trofe duhet të vlerësohet si një trofe i parë, sepse është një punë e gjatë, puna e një viti, e shumë viteve më përpara. Mendoj që gëzimi është i natyrshëm, pasi ky ekip është i ndërtuar për trofe, është i ndërtuar për të konkurruar në të gjitha aktivitetet që merr pjesë.

Mendoj që stafi është një pikë e fortë e ekipit tonë, sidomos ruajtja e kontigjentit të lojtareve cilësore, majtja dhe formimi i boshtit të ekipit. Sigurisht që kur ekipi ka sukses të madh, është ndër 32 ekipet më të mira të Europës, stafi do të mbetet i njëjtë.

Është arma e fortë e ekipit tonë që nuk ka lëvizjë të mëdha, vetëm afrime. Dedikime mund të gjesh plot, por ky i shkon vajzave të ekipit që e kanë pasion futbollin dhe sakrifikojnë vitet më të bukura të jetës së tyre për futbollin.

Pra, dedikimi i shkon këtij grupi vajzash. Mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër vecse pjesëmarrjes jo vetëm formale në Champions League dhe do të jetë një pjesëmarrje konkurruese, të denjë të ekipit tonë, sepse sic u tha, opinioni është mësuar me kalimin e turneve nga ana e Vllaznisë”./SHKODRA-SPORT.COM/