HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREPresidenti Takaj akordon shpërblim të majtë për skuadrën e tij në rast...

Presidenti Takaj akordon shpërblim të majtë për skuadrën e tij në rast fitoreje ndaj Flamurtarit

Skënderbeu po vijon përgatitjet për ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të këtij sezoni për ekipin bardhekuq.Korçarët luajnë të shtunën kundër Flamurtarit në transfertë dhe një fitore e mundshme në Vlorë do i afronte edhe më shumë me objektivin e tyre: rikthimin në Kategorinë Superiore.

Atmosfera duket mjaft e qetë dhe skuadra nën drejtimin e Ivan Gvozdenoviç po përgatitet maksimalisht, me përqëndrimin maksimal.

Për të motivuar edhe më shumë lojtarët dhe stafin në prag të kësaj përballje të rëndësishme, ka menduar edhe kryesia e klubit.

Sipas CNA.al presidenti Takaj ka premtuar një shpërblim. Ai do dhurojë 20 milionë lekë të vjetra shpërblim në rast të një fitoreje me Flamurtarin.

Padyshim një motivim ekstra, i cili do jetë një shtysë e madhe për lojtarët që të japin maksimumin në këtë përballje dhe të arrijnë rezultatin e kërkuar nga drejtuesit, duke u afruar edhe më shumë me Superioren.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments