Ne ndeshjen e djeshme ndaj Barletit, ka udhehequr Vllaznine drejt fitores dhe kualifikimit per ne turin gjysmefinal te kampionatit. Kapitenia Klodeta Zhivani ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes qe u fitua me rezultatin 3-1, eshte shprehur:

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Kishim emocione, por prania e publikut na bëri të ndiheshim më mirë. Ishte një detyrë që duhet kryer. I detyroheshim gjithë punës së palodhur të trajnerit, të ekipit, por natyrisht edhe publikut. Ndonëse me vajza të reja, mund të them se Vllaznia ka ekipin më të mirë.

Jemi një grup kompant, jemi të lidhura me njëra-tjetrën dhe merremi vesh shumë mirë. Në setin e parë ndikoi ngarkesa emocionale që ne kishim, por në fund ia arritëm të fitonim. Besoj se kjo është një gjë mjaft e mirë për vajzat e reja, pasi i ndihmon ato të marrin përgjegjësi.

Kujt ia dedikoj kete fitore? Klodeta si Klodetë, por edhe si kapitene e ekipit kete fitore ia dedikoj vetem publikut te mrekullueshem shkodran”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e kapitenes se ekipit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: