Lojtaret e Vllaznise dhe Partizani jane kthyer nga pushimi serish ne fushe per te vijuar me perioden e trete dhe menjehere Gjonaj me nje trepikesh ka barazuar shifrat. Ishte nje tregues se loja do ishte e forte deri ne fund. Rezultati do te kalonte sa ne avantazh te njeres aq dhe te tjetres skuader.

Kjo natyrisht qe shtonte emocionet edhe tek tifozet e pranishem ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Partizani eshte me i qarte ne minutat e fundit te kesaj periode dhe eshte ne avantazh te rezultatit dhe do ta mbyllte kete 10 minutesh ne favorin e tij me dy pike epersi, 56-55.