Kampionati shqiptar ka hyrë në fazën më të “nxehtë” të tij, teksa do të luhet edhe faza e katër e Abissnet Superiore. Skuadrat vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e javës së 28-të. Takime të cilat do të luhen ditën e dielë dhe të hënë, përkatësisht më 9 dhe 10 prill.

Kastrioti – Bylis do të ngrejë siparin e javës së 28-të në stadiumin e Kamzës, teksa ndeshja është planifikuar të nisë në ora 15:00 të dielën e 9 prillit. Po në këtë ditë janë programuar të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të javës së 28-të. Teuta do të presë në stadiumin ‘Niko Dovana’ Laçin, me takimin që është përcaktuar të nisë në ora 18:00, teksa në po të njëjtën orë, Erzeni do të përballet me Vllazninë në Shkodër, në stadiumin ‘Loro Boriçi”.

Të hënën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 28-të. Partizani do të udhëtojë drejt Rrogozhinës, ku do të përballet me ekipin e Egnatias në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në ora 15:00, ndërsa Tirana do të luajë me Kukësin në Elbasan, në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 18:00.

Ndeshjet e javës së 28-të të kampionatit ‘Abissnet Superiore’

E diel, 9 prill 2023

Kastrioti-Bylis, ora 15:00 ‘Kamza stadium’

Teuta-Laçi, ora 18:00, ‘Niko Dovana’

Vllaznia – Erzeni, ora 18:00, ‘Loro Boriçi’

E hënë, 10 prill 2023

Egnatia – Partizani, ora 15:00 ‘Egnatia Arena’

Tirana – Kukësi, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’