Investimi i bërë prej tij nga muaji nëntor dhe deri më sot ka qenë shumë i madh, por në fakt ai e dha efektin e vet ashtu si duhet.
Vllaznia në basketboll për meshkuj ndodhet ende e rrezikuar seriozisht për rënien nga kategoria dhe kjo padyshim që e ka bërë të mos ndihet mirë presidentin Alban Xhaferi.

Pas ndeshjes së mbrëmshme me Tiranën, në një prononcim për mediat numri 1 i shoqatës së basketbollit shkodran e ka vlerësuar si të rëndësishme këtë fitore por nga ana tjetër, ka kërkuar ndershmëri deri në fund të kampionatit.

“Ishte një fitore e rëndësishme ndaj Tiranës. Natyrisht që na ka gëzuar, por mendjen e kemi tek ndeshja e së mërkurës në Durrës, mes Teutës dhe Kamzës. Urojmë që të bëhet një lojë e pastër e natyrisht që të fitojë Teuta.

Ky është një hap drejt qëndrimit në Superligë për këtë edicion, por kemi hapin e fundit dhe më të rëndësishëm, ndeshjen ndaj Partizanit në kryeqytet. Por, siç e thashë mendjen do e kemi edhe tek dy ndeshjet e fundit të Kamzës, që do luajë ndaj Teutës dhe Goga Basket” – është shprehur Xhaferi.
© shkodrasport.com