Vllaznia e ka nisur mbare kampionatin e ri dhe kjo eshte shume pozitive, megjithate skuadra nuk duhet te ngutet dhe t’i marre ndeshjet nje e nga nje. Presidenti i saj Alban Xhaferi eshte i mendimit se kuqeblute do jene edhe ne kete sezon ne mes skuadrave me te mira.

Nje gje te tille ai e ka shprehur gjate nje prononcimi ne emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel, ne bisede me gazetarin Klodian Zhivani. Ai eshte ndalur edhe tek fitorja me Kukesin, merkaton dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me Vllaznine.

“Ishte një fillim i mbarë, pavarësisht se Kukësi këtë vit ka një skuadër mesatare, por gjithsesi mbetej një rival i fortë për vetë emrin që ka dhe për vetë traditën që ka krijuar në kampionatin shqiptar. Mendoj se skuadra jonë pati një përgatitje fizike të mirë, bëri një lojë të bukur.

Sigurisht që ka vend për disa përmirësime, sidomos në pjesën e shënimit të golave. Jemi të kënaqur, realizuam një fitore bindëse. Gjithsesi, nuk kemi bërë asgjë, pasi kampionati është i gjatë dhe sigurisht që ka shumë sfida përpara.

Asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar. Në kampionatin shqiptar diferencat janë shumë të vogla, pavarësisht emrave. Ne na parapëlqen të luajmë kundër Tiranës apo Partizanit dhe të prodhojmë ndeshje të bukura, por nuk duhet anashkaluar asnjë skuadër e kampionatit shqiptar, pasi kanë treguar se gjithsecila ka vlerat e veta, përderisa gjendet në këtë kampionat.

Mendoj se do të bëhet një kampionat shumë i fortë. Do të parapëlqeja që pavarësisht skemës së re, kampionati të luhet deri në fund dhe të mos ketë momente lëshimi nga asnjë ekip.

Sa i takon merkatos, mund te them se tashme po shkojme drejt mbylljes se saj dhe skuadra ka marre tashme formen e duhur. Degjoj shpesh per mungesen e nje lojtari me nr.10, por ne fakt nuk kam patur nje kerkese nga ana e stafit per te marre nje lojtar te tille. Mendoj se Vllaznia ka perberjen e duhur per te arritur objektivat e saj”./SHKODRA-SPORT.COM/