Presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi ka dhene nje interviste te gjate sot per RTSH Sport teksa i ka bere nje analize sezonit te kaluar, por edhe ketij aktualit.
Ai eshte ndalur tek gabimet e vjetshme qe i kushtuan skuadres edhe humbjen e titullit kampion, por nderkohe ka deklaruar se edhe sivjet ekipi do jete pretendent.
“Mendoj se kemi nxjerre mesimet e duhura, kemi krijuar nje skuader solide dhe presim te marrim frutet. Po shohim edhe nga merkatoja. Ekipi mund te kete nevoje per ndonje perforcim ne sulm apo dhe ne mesfushe.
Por dua t’u them se ne klub na kane ardhur edhe disa kerkesa per lojtare te veçante nga klube jashte vendit. Do shohim se çfare do ndodhe. Do kete serish negociata dhe t’ia leme kohes.
Ne nuk mund te largojme lojtare ne kete pozicion, pavaresisht edhe faktit qe mund t’i sjellin te ardhura klubit, por nuk mund te krijojme nje boshllek ne skuader sepse ne kemi objektiva shume serioze.
Vllaznia eshte gati per titullin kampion. Nuk i mungon gje. Shpresoj ne mes te janarit te jete gati fusha e “Reshit Rusit”. Edhe nese nuk bejme blerje te mire, ky grup mund te arrije titullin kampion. Tirana ka bere diferencen, por nuk eshte per tu shqetesuar. Kemi ndeshje perpara. Kukesi ka nje skuader te mire.
Gjithashtu, Laçi ka bere performance te mire, pa anashkaluar skuadrat e tjera, si Partizani dhe Teuta. Do te jete kampionat i forte.
Tifozet i kemi patur gjithnje prane, kemi patur mbeshtetjen e tyre, por kuptohet qe edhe ato kane pakenaqesite e tyre. Une dua t’i siguroj se Vllaznia ben gjithmone maksimumin ne fushe, ben loje te ndershme.
Sa i takon kerkesave per aktivizimin e lojtareve te rinj, kuptohet qe stafi teknik kerkon me te miren dhe nuk ndalet ne emra te perveçem.Sheh kush jane me te miret ne stervitje dhe ato i aktivizon ne ndeshje, nuk duhet gjykuar per kete gje”./SHKODRA-SPORT.COM/