Vllaznia futsall po behet gati per ndeshjet gjysmefinale te kampionatit ndaj ekipit te Tiranes te cilat do te zhvillohen me 9 prill ne kryeqytet dhe me 13 prill ne Shkoder. Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne prag te ndeshjeve me te rendesishme te kampionatit, nga ekipi shkodran jane larguar plot 5 futbolliste.

Disa prej tyre ne fakt kishin disa jave qe ishin larguar, por ajo qe bie ne sy eshte largimi edhe i kapitenit Fatjon Kiri. Ne komunikaten e shperndare nga vete ekipi ne faqen e tij zyrtare, nuk behet e ditur kjo gje, por vetem thuhet: “Stafi drejtues i Vllaznia Futsal gjen rastin të falenderojë për kontributin dhe ti urojë suksese të mëtejshme E. Dushaj, I.Bajraktari, R. Lopçi, M. Shkrepi dhe F. Kiri”.

Kuptohet qe tashme kjo eshte histori e kaluar dhe ky ekip eshte i perqendruar me kontigjentin aktual per te bere me te miren dhe pikerisht me sportistet Fatos Behari, Ermir Lera, Senad Lekaj, Elvin Laçeja, Brilant Hasaj, Arsen Hajdari, Xhorxho Lukaj, Eris Lekiq, Saimir Hyseni dhe Trajnerit Bujar Celufaj.

Siç shikohet edhe nga lista e mesiperme, risia eshte prania ne kete skuader e Arsen Hajdarit, futbollistit te njohur qe pavaresisht moshes po jep kontributin e tij me ekipin e Veleçikut dhe ne kete faze finale te kampionatit mesa duket do te beje te njejten gje edhe me Vllaznia futsall./SHKODRA-SPORT.COM/