Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresidenti Xhaferi: Nuk ka asnjë çështje 'Latifi'. Ka qenë me covid dhe...

Presidenti Xhaferi: Nuk ka asnjë çështje ‘Latifi’. Ka qenë me covid dhe të dielën bashkohet me skuadrën

Shume zhurme ne media dhe rrjetet sociale, shume aludime rreth futbollistit te Vllaznise Liridon Latifi, por ne fund vjen edhe konfirmimi perfundimtar nga ana e presidentit Xhaferi per situaten e tij teksa ka bere te ditur edhe se kur ai do t’i bashkohet skuadres ne stervitje ne Austri.

“Nuk ka asnjë çështje “Latifi”. Futbollisti ka qënë prej disa ditësh i prekur nga Covid 19, ndaj sipas rregullave shëndetësore është dashur që ai të karantinohet duke qëndruar i ngujuar në banesën e tij, në Prishtinë. Krahas mjekëve kosovare, një kujdes special për rikuperimin e tij ka dhënë edhe stafi mjekësor i Vllaznisë, i cili i është gjendur vazhdimisht pranë futbollistit me shërbimet në shtëpinë e tij.

Fatmirësisht, gjendja e tij tashmë është drejt përmirësimit, dhe ju garantoj se ditën e diele, Latifi do t’i bashkohet skuadrës në kampingun stërvitor të Austrisë”, ka deklaruar per për Veriu Sport, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi.

Ne kete menyre marrin fund thashethemet per largim apo pakenaqesi te lojtarit ndaj klubit dhe tashme mbetet vetem te presim diten e diele per te pare lojtarin t’i bashkohet skuadres ne stervitje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments