Shume zhurme ne media dhe rrjetet sociale, shume aludime rreth futbollistit te Vllaznise Liridon Latifi, por ne fund vjen edhe konfirmimi perfundimtar nga ana e presidentit Xhaferi per situaten e tij teksa ka bere te ditur edhe se kur ai do t’i bashkohet skuadres ne stervitje ne Austri.
“Nuk ka asnjë çështje “Latifi”. Futbollisti ka qënë prej disa ditësh i prekur nga Covid 19, ndaj sipas rregullave shëndetësore është dashur që ai të karantinohet duke qëndruar i ngujuar në banesën e tij, në Prishtinë. Krahas mjekëve kosovare, një kujdes special për rikuperimin e tij ka dhënë edhe stafi mjekësor i Vllaznisë, i cili i është gjendur vazhdimisht pranë futbollistit me shërbimet në shtëpinë e tij.
Fatmirësisht, gjendja e tij tashmë është drejt përmirësimit, dhe ju garantoj se ditën e diele, Latifi do t’i bashkohet skuadrës në kampingun stërvitor të Austrisë”, ka deklaruar per për Veriu Sport, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi.
Ne kete menyre marrin fund thashethemet per largim apo pakenaqesi te lojtarit ndaj klubit dhe tashme mbetet vetem te presim diten e diele per te pare lojtarin t’i bashkohet skuadres ne stervitje.