Gara për “Topin e Artë” të Afrikës ose siç njihet ndryshe “Caf Award”, është bërë e fortë, pasi lista prej 30 kandidatësh tashmë është reduktuar vetëm në 5 emra. Kandidatët e mbetur në garë janë kampioni në fuqi Mohamed Salah (Liverpool), Medhi Benatia (Juventus), Kalidou Koulibaly (Napoli), Sadio Mane (Liverpool) dhe Thomas Partey (Atletico Madrid).

Emri i fituesit të këtij trofeu, “African Football Player of the Year” do të përcaktohet më datën 2 dhjetor, në Dakar, në Senegal, gjatë një ceremonie. Ajo që bie në sy është se janë dy lojtarë të Liverpool në garë, madje Salah e Sane janë edhe dy pretendentët kryesorë për të marrë këtë çmim.