Na duhej vetëm fitorja për të shmangur turpin, por Shqipëria pëson një disfatë që kishte dekada pa ndodhur. Kuqezinjtë kanë vite që nuk pësojnë katër gola, pa përmendur humbjen ndaj Ukrainës në qershor 1-4.

E djeshmja ishte një turpërim i pashembullt, për të cilin duhet të rikthehemi në vitin e largët 2007, kur kuqezinjtë kanë pësuar katër herë në shtëpi.

Më tej, pesë të pësuar kundër Spanjës në vendin tonë. Megjithatë, të gjitha këto e kanë të realizuar një gol “nderi”. Turpërimet e skuadrës në vendin tonë vijojnë shumë larg në histori.

Atëherë ishte viti 1973, kur Shqipëria e drejtuar nga Ilia Shuke është mundur në maj nga Rumania dhe në nëntor nga Republika Demokratike e Gjermanisë me rezultatin e ngjashëm, 1-4.

Turpërimi nga Skocia, që nis me gabime të futbollistëve që në start, është shija më e keqe, me të cilën kuqezinjtë dalin nga kompeticioni i Ligës së Kombeve, i cili organizohet këtë vit për herë të parë.

Sigurisht që gjatë historisë së tyre, kuqezinjtë kanë pësuar humbje, të cilat për rrethanat e kohës apo për nga kundërshtari kanë qenë një turp, por në vëzhgim, “Panorama Sport” ju sjell takimet, në të cilat kuqezinjtë kanë pësuar me katër gola diferencë në ndeshjet e zhvilluara në Shqipëri.