Vitin e kaluar, skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj siguroi mbijetesën në kategorinë e parë vetëm në ndeshjen e fundit, por në këtë sezon, shkodranët kërkojnë titullin kampion. Ndërsa kuqeblutë do të marrin pjesë edhe ne Ligen Ballkanike që pritet të fillojë këtë muaj.

Kete gje e ka deklaruar vete presidenti i ketij ekipi Alban Xhaferi dhene per gazetarin Klodian Zhivani ne nje lidhje direkte me edicionin informativ ne “Top Channel”.

“Kemi bere nje riformatim total te ekipit kete sezon duke sjelle lojtare cilesore, te cilet sebashku me kontigjentin aktual kane formuar nje grup shume cilesor.

Objektivi jone padyshim eshte per te ecur lart, drejt titullit kampion sepse Vllaznia eshte nje emer shume i madh, eshte nje ekip qe perfaqeson shume figura te medha te cilat kane luajtur per te ne vite.

Kampionati i basketbollit eshte rritur shume sidomos dy vitet e fundit sepse kemi te bejme me skuadra shume cilesore si Goga Basket, Teuta, por edhe Tirana e Partizani. Presim qe edhe ne sezonin e ri te kete konkurrence dhe nga sa kemi pare gjate kesaj periudhe me levizjet qe kane bere, Goga Basket e Teuta do te jene rivalet tane kryesore.

I bejme thirrje gjithe tifozeve, gjithe opinionit sportiv shqiptar te afrohet prane basketbolli, ta mbeshtesin kete sport sepse ai ofron shume emocione gjate lojes dhe do te mbeten shume te kenaqur nese vijne ne pallatet e sportit.

Vllaznia do te marre pjese sivjet edhe ne Ligen Ballkanike dhe kete e kemi bere qe tifozet shkodrane ta kene si dhurate per mbeshtetjen e vazhdueshme qe na kane dhene dhe shpresoj t’i kemi serish perkrah sepse me pranine e tyre ne pallatin e sportit, arritja e objektivave eshte mese e mundshme”- ka thene presidenti Xhaferi.
www.shkodrasport.com