Mbrëmjen e sotme do të mësohen shumë gjëra sa i takon të ardhmes së Vllaznisë. Kjo sepse presidenti i saj, Alban Xhaferi do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Skaner”.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, faqja zyrtare e Vllaznisë ka treguar se ai sonte do të jetë në emisionin “Skaner”, që do të startojë në orën 22:30 në MCN TV, nën drejtimin e gazetarit të mirënjohur, Gerti Çarçani.

Gjatë emisionit, me presidentin Alban Xhaferi pritet të diskutohet për gjithçka rreth sezonit që lamë pas, sezonit të ardhshëm, Kupave të Europës, por edhe merkatos aktuale të Vllaznisë, teksa po lakohen disa emra. Emisioni “Skaner” do të startojë në orën 22:30 në MCN TV.

Po ashtu, pritet të mësohet pse jo edhe për të ardhmen e drejtorit sportiv Matko Djarmati, nëse do të vazhdojë ta mbajë këtë detyrë edhe në të ardhmen apo jo, apo dhe shumë detaje të tjera që do të dalin nga biseda me analistët e këtij emision.
Maringlen ZHIVANI