Aleksandar Sofranac kthehet në vendlindje pas përvojës së dështuar me Dinamon në Kategorinë Superiore. Mbrojtësi 31-vjeçar është bërë zyrtarisht pjesë e Deçiçit në Malin e Zi.

Njoftimi është bërë nga klubi me seli në Tuz në rrjetet sociale. Ne foton e postuar, ai shihet me menaxherin e tij Arbi Laçi dhe me me presidentin e Deçiçit Pal Dreshaj.

Sofranac konsiderohej një nga pikat më të forta të Dinamos në mbrojtje, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur rënien. Ai është aktivizuar në 24 ndeshje të kampionatit dhe ka shënuar një gol, atë në humbjen 2-1 përballë Vllaznisë, në fillim të muajit mars.

Tashme mbetet per t’u pare sesa do ta ndihmoje skuadren e tij te re teksa debutimi ne rradhet e saj do te jete menjehere ne Kupat e Europes.