Ka qene ne listen e ekipit te Vllaznise qe do te udhetonte drejt Austrise per stervitje, por ne momentin e fundit eshte vendosur qe ai te mos e beje kete gje. Nje vendim qe ka ardhur nga stafi mjekesor sepse shkalla e demtimit ia ben te pamundur stervitjen per njefare periudhe.

E kemi fjalen per sulmuesin anesor Mersian Muliu. Ne seancen e pasdites te se martes,e fundit e kuqebluve ne Shkoder, 20 vjeçari ka ndjere shqetesime ne tendine dhe si rrjedhoje eshte detyruar te lere stervitjen.

Shkalla e demtimit duket se ka qene me e madhe nga sa mendohej dhe per kete arsye, ne bashkepunim edhe me stafin mjekesor dhe ate teknik, eshte vendosur qe te mos vijohet me stervitjen.

Padyshim qe lojtari eshte ndjere keq sepse ishte pergatitur per te udhetuar me ekipin drejt Austrise, per te zhvilluar nje stervitje te mire dhe per t’u bere gati per ndeshjet europiane./SHKODRA-SPORT.COM/