Dinamo luan sot në transfertë me Vllazninë në 16:45. Sfida e “Loro Boriçit” mbyll javën e 23 të Superligës, me Blutë e Devollit që më shumë se kurrë kanë nevojë për pikë.

Vendi i tetë me 22 pikë pas po kaq javësh është shumë pak për investimet e bëra, teksa frerët në dorë i ka marrë vetë presidenti Adrian Bardhi.

Numri një i klubit ka zbritur dje në fushë dhe ka motivuar lojtarët, teksa shtypi i shkruar bën me dije se është premtuar premio pas çdo fitoreje që skuadra do bëjë.

Investimi madhor edhe mund të shoqërohej me gjoba për lojtarët që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, ndërsa te Dinamo veprojnë ndryshe për të shpëtuar sezonin. Një motivim shtesë për lojtarët e Nëndetëses nga presidenti./newsport/