Neser pasdite do te startoje kampionati kombetar i volejbollit per femra dhe Vllaznia ne ndeshjen e pare do te prese ne “Qazim Dervishi” ekipin e UMB Volej. Ne prag te kesaj ndeshje, presidenti Florian Zekja ka shpalosur edhe objektivat e ekipit shkodran:

“Pretendimet janë po ato që kanë qënë në fillim të përgatitjes fizike, të cilat janë që ne të jemi ndër ekipet që pretendojnë për titullin dhe për të gjitha kompeticionet e tjera. Me cfarë kemi parë deri tani, shohim që ekipet e tjera janë përforcuar.

Kam parasysh Partizanin, i cili do të mbrojë titullin, kam parasysh Tiranën që fitoi Kampionatin e Federatës, Korcën që është forcuar, por normalisht ndër këto grupe jemi edhe ne. Ne do të luftojmë vetëm për titull, por kampionati është i gjatë dhe do të fitojë ai që do të jetë më i përgatitur”.

E veçanta e Vllaznisë fillon që nga organizimi ndryshe. Kemi alternimin e dy tipeve të lojtareve, atyre me eksperiencë dhe talenteve të reja. Një ndër pikat tona më të forta do të jetë publiku jonë shkodran i cili do të na mbështesë përherë.

Une i bej thirrje qe te premten pasdite te vije e ta mbeshtese ekipit, per ta kthyer ne nje feste te vertete kete ndeshje”./SHKODRA-SPORT.COM/

Prononcimin e plote qe presidenti Florian Zekja ka dhene per mediat mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: