Vllaznia eshte gati per sfiden e dyte me Partizanin ne Kupen e Shqiperise, te cilen e ka fituar heren e pare ne Shkoder me rezultatin 3-1. Kuqeblute kane zhvilluar paraditen e sotme edhe seancen e fundit stervitore ne fushen sportive “Reshit Rusi” per t’iu pershtatur pak a shume edhe terrenit ku do te luajne neser ndeshjen e dyte ne kompleksin “Partizani”, qe do te jete artificial, ashtu sic eshte edhe tapeti i “Reshit Rusit”.

Nderkohe, trajneri Mirel Josa pritet qe te beje disa levizje ne formacionin e pare per perballjen ndaj Partizanit. Keshtu, ndryshimet pritet qe te nisin qe nga porta, ku me sa duket, do te besohet serish te Qarri per te qene nga minuta e pare.

Ne mbrojtje pritet qe te jete e njejta katershe si ajo e takimit te pare. Smajli nga e djathta dhe Hakaj nga e majta do te kene ne qender te ketij reparti kapitenin Gurishta dhe Bulatovicin. Treshja e mesit te fushes pritet qe te perbehet nga boshnjaku Heric dhe dyshja shkodrane Alivoda-Marku.

Sulmi pritet qe te kete ne krahe Hoxhajn dhe Coben, ndersa ne maje pritet qe te jete Bekim Balaj. Kjo pritet te jete edhe 11-shja qe do te hedhe ne fushe trajneri Mirel Josa pasditen e neserme ndaj Partizanit.

Kujtojme ketu qe, shkodranet jane mbajtesit ne fuqi te trofeut te Kupes se Shqiperise ne dy sezonet e fundit dhe kerkojne te perserisin serish fitimin e trofeut. Nderkohe, ndeshja Partizani-Vllaznia do te luhet pasditen e neserme ne stadiumin e vendasve me te njejtin emer, duke nisur nga ora 17:00 dhe do te transmetohet drejtperdrejte nga kanalet e OverSport ne platformen TIBO nen komentin e Alban Xhihanit dhe Gent Muces. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Qarri, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Heric, Alivoda, Marku, Hoxhaj, Balaj, Coba Tr: Mirel Josa