Beselidhja ne basketboll per meshkuj e ka ndalur serine e fitoreve ne kampionat. Mbremjen e sotme ajo eshte mundur nga ekipi i Tiranes me rezultatin 73-81, ne ndeshjen e luajtur ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit.
Bardheblute e kane nisur mire ndeshjen dhe e kane fituar perioden e pare me rezultatin 21-16. Ata kane ardhur duke e thelluar epersine edhe ne te dyten qe po ashtu e kane fituar 23-15 dhe ne kete menyre, kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 13 pikesh.
Djemte e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali jane munduar te reagojne ne perioden e trete te cilen e kane fituar me rezultatin 22-10 dhe kesisoj diferenca ne mes dy ekipeve eshte ngushtuar ne vetem nje pike.
Kjo krijoi idene se perioda e katert do te kishte shume rivalitet por ne fakt Tirana ne kete 10 minutesh luajti me mire duke e fituar ate 27-20 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 81-73.
Me kete humbje, Beselidhja tashme nuk eshte me e vetme ne krye te renditjes, por jane me pike te barabarta nga 28 me Teuten. Tirana nderkohe eshte ngjitur ne vendin e trete duke lene ne te katertin Kamzen./SHKODRA-SPORT.COM/