Prezantimi i Cristiano Ronaldos në Al Nasr kishte më shumë shikues se finalja e Kupës së Botës.
Sipas gazetarit Pedro Sepulveda, prezantimi i sulmuesit 37-vjeçar në Al Nasr arriti në 3 miliardë njerëz që e ndoqën ngjarjen në 40 kanale në mbarë botën.
Në të njëjtën kohë, finalja e Kupës së Botës në Katar, në të cilën u takuan kombëtaret e Argjentinës dhe Francës u ndoq nga 2 miliardë njerëz në mbarë botën.
Kjo tregon numrin e madh të popullaritetit që vetë ylli luzitan ka, duke pasur parasysh që është njeriu më i ndjekur në rrjetin social ‘Instagram’, duke numëruar rreth mbi 530 milionë ndjekës.