Tashmë ka ardhur edhe prezantimi i Thomas Tuchel në krye të Bayern Munich. Ish-timonieri i Chelsea mori kështu vendin e të larguarit Jurgen Nagelsmann.

Në një konferencë për shtyp Tuchel u prezantua nga presidenti Oliver Khan dhe nga drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Është një nder i madh që kam nënshkruar një kontratë me bayern Munich. Falenderoj Oliver Khan, Hasan Salihamidzic, Herbert hainer dhe Uli Hoeneb për besimin që më dhanë. Unë jam i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij klubi.

AND-ja është të fitorjmë. Gjithçka ka të bëjë me fitoren si dhe mënyrën se si duhet të arrijmë te fitorja. Është një nga skuadrat më të talentura në Europë dhe jam shumë i emocionuar për këtë aventurë dhe që do punoj këtu”, kanë qenë fjalët e para të Tuchel./newsport/