Emri i tij eshte permendur jo pak kohet e fundit te Vllaznia dhe si rrjedhoje mbase eshte pritur qe ai te ishte pjese e ekipit te pare te kuqebluve por kjo nuk ndodhi dhe si rrjedhoje Rigers Musaraj ka vendosur ta vazhdoje karrieren me nje ekip tjeter.
Gazeta “Shkodra Sport” ben te ditur se ky futbollist ne sezonin e ri do te jete pjese e ekipit te Beselidhjes se Lezhes teksa ka arritur akordin me drejtuesit e saj.
Sulmuesi qe ne shtator mbush 20 vjeç, mbylli nje sezon shume te mire me Vllaznia U21 teksa jo vetem u shpall kampion me te, por edhe vete dha nje kontribut te madh teksa ne 18 ndeshje qe luajti, shenoi 11 gola.
Musaraj ne fakt ishte disi i pafat sepse ne pjesen e fundit te kampionatit nuk luajti per arsye demtimi, megjithate kontributi i tij ka qene i rendesishem per arritjen e ketij suksesi.
Si rrjedhoje, shumekush ka menduar qe ashtu si Pusit e Dulajt, edhe atij do t’i jepej shansi per t’u afruar tek ekipi i pare, por nuk ka ndodhur keshtu dhe si rrjedhoje sulmuesi i ri ka vendosur qe ta shohe te ardhmen e tij larg Vllaznise.
Fillimisht u perfol per nje kalim te tij ne Kosove, por gazeta “Shkodra Sport” meson se diten e sotme ai ka mbyllur gjithçka me Beselidhjen dhe nga dita e marte do te vihet ne dispozicion te trajnerit Smajli per te filluar stervitjen me ekipin./SHKODRA-SPORT.COM/