Pas pak ditesh kombetarja shqiptare do te grumbullohet per ndeshjet e rradhes dhe kuptohet qe me interes eshte per te mesuar se kush do te jene te thirrurit e trajnerit Reja kete here.
Ne fakt kohet e fundit po flitet shume rreth nje ftese te mundshme per kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta i cili po ben nje sezon shume te mire.
Specialiste dhe analiste te ndryshem jane shprehur kohet e fundit se numri 2 i kuqebluve e meriton nje ftese nga stafi i ekipit kombetar dhe shpresat ishin qe te ndodhte keshtu ne grumbullimin e marsit.
Por nga sa mesohet, risia e Edi Rejës në këtë grumbullim do te jete mbrojtesi i Tiranes Erjon Hoxhallari. Me sa është marrë vesh lojtari i bardhebluve, është ftuar nga italiani i përfaqësueses.
Ai do të jetë i grumbulluar për sfidat e kuqezinjve ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. Hoxhallari është grumbulluar edhe më parë nga Reja, pikërisht në sfidat e vitit të shkuar, ndërsa edhe këtë herë ka fituar bonusin kuqezi.
Nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe nje ftese per Gurishten megjithate duhet pritur deri ne shpalljen e listes se lojtareve te grumbulluar nga trajneri Reja.