Te gjithe ishin te bindur se ai menjehere pas hapjes te merkatos se janarit, ai do te firmoste tek Vllaznia, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.
Elvir Maloku nderkohe eshte prezantuar pasditen e sotme si futbollisti me i ri i ekipit Deçiç te Tuzit ne Mal te Zi.
“Shkodra Sport” e paralajmeroi nje gje te tille dy dite me pare dhe kjo tashme eshte bere realitet. Shqiptari i lindur ne Kroaci, ka gjetur akordin me presidentin Pal Dreshaj dhe me pas ka ardhur firma ne kontrate.
Maloku u stervit per dy muaj me rradhe ne Shkoder me ekipin e Vllaznine, me shpresen se do te behej pjese e saj, por ne fund palet nuk gjeten akordin financiar dhe si rrjedhoje Maloku u largua nga Shqiperia, por u ndal vetem pak kilometra me tej.
Ai ka firmosur me nje tjeter klub shqiptar, pikerisht ate te Deçiçit qe ndodhet aktualisht ne vendin e dyte ne kampionatin malazez te futbollit./SHKODRAP-SPORT.COM/