Vllaznia do të luajë javën e ardhshme kundër Shiroki Brijeg, ndeshje e kthimit në kuadër të kualifikueseve të turit të parë. Shkodranët priten të japin maksimumin në atë takim për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë 3-0.

Dy nga lojtarët që priten të jenë titullarë janë Mevlan Adili dhe Victor Da Silva. Si qendërmbrojtësi ashtu edhe sulmuesi brazilian kanë përfunduar në infermieri në përkujdesjen e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja. Mësohet se gjendja e tyre është e mirë dhe thjesht janë aty për të shlodhur më shumë muskujt e tyre.

Vllaznia eshte e sigurte qe do te kete mungesa diten e enjte sepse te pakten ajo e Krymit eshte e sigurte per shkak te pezullimit te tij me karton te kuq, por mund te kete edhe ndonje tjeter.

Trajneri Brdaric mendohet qe te beje edhe levizje ne formacion kete here sepse do te hedhe ne fushe nje formacion me sulmues sepse e vetmja zgjidhje per te kerkuar kualifikimin, eshte qe skuadra te luaje perpara.