Dinamo sezonin e ri do jetë pjesë e Kategorisë së Parë.
Blutë kanë nisur me ndryshimet në ekip, teksa stoli i është besuar Nevil Dedes. Trajneri i ri ka dhënë miratimin për disa afrime në ekip, mes tyre edhe Asion Daja.
Ish-i i Partizanit, Tiranës, Teutës dhe Skënderbeut rikthehet në bazë në moshën 32 vjeçare, pasi është produkt i Akademisë Blu. Lojtari ka nisur stërvitjen me Dinamon për të fituar formën.
Një tjetër afrim që pret vetëm zyrtarizimin është Taulant Marku, sulmuesi që dy ditë më parë njoftoi “divorcin” me Korabin.